Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Duke filluar nga data 03.09.2025 në periudhë prej dy javëve, në aksin rrugor Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas nga pikëpagesa Tetovë deri në pikëpagesën Gostivar, do të zhvillohen punë ndërtimore, për çka komunikacioni do të zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit.
Viadukt Trejd – SHPKNJP prej 01.09.2025 filloi me fazën e re të aktiviteteve ndërtimore, përkatësisht vendosjen e ndryshimit të përkohshëm të regjimit në komunikacion gjatë sanimit të urës Zdunje (ura në lumin Vardar), rruga shtetërore A2, aksi Gostivar – Strazhë me periudhë prej gjashtë muajve.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
tag_katrorimaqedoni_2