Po vazhdojnë kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili u shpall i zhdukur nga e enjtja e kaluar.
Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se janë gjetur sandalet e të moshuarit.
“Kërkimet po vazhdojnë. Jemi duke kërkuar intensivisht me këmbësori dhe drona. Përpos sandaleve që i kemi gjetë që dyshohet se ai i ka pasur me vete, tjetër gjurmë nuk kemi të tij. Ato i kemi gjetur diku në Butovc”, u shpreh ky burim për Klankosova.tv.
“Kërkimet kryesisht po i zhvillojmë natën për shkak të dronave që punojnë me Infrared”, shtoi ai.