string(109) "inteligjenca-ukrainase-kina-eshte-duke-u-ofruar-produkte-te-vecanta-kimike-dhe-barut-fabrikave-ushtarake-ruse"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 7:36

Inteligjenca ukrainase: Kina është duke u ofruar produkte të veçanta kimike dhe barut, fabrikave ushtarake ruse

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 7:36

Ukraina i ka konfirmuar të dhënat se Kina është duke u ofruar një varg të produkteve të rëndësishme fabrikave ushtarake ruse, citohet të ketë thënë të hënën shefi i inteligjencës së jashtme ukrainase, Oleh Ivashchenko.

“Ka informacione se Kina ofron makineri pajisjesh, produkte të veçanta kimike, barut dhe pjesë përbërëse specifike për industritë prodhuese të mbrojtjes” – i tha Ivashchenko agjencistë shtetërore ukrainase të lajmeve, “Ukrinform”, raporton agjencia “Reuters”.

“Ne i kemi konfirmuar të dhënat për 20 fabrika ruse” – shtoi ai. Agjencia “Reuters” ka kërkuar një koment nga Ministria e Jashtme e Kinës në lidhje me këtë pretendim.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka ndërtuar marrëdhënie gjithnjë më të ngushta tregtare e ekonomike me Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 2022, kur fuqitë perëndimore i vendosën sanksione ekonomisë ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha muajin e kaluar se Kina po e furnizonte Rusinë me armë dhe barut. Kjo ishte hera e parë që ai e akuzoi drejtpërdrejt Pekinin për asistencë të drejtpërdrejtë ushtarake për Moskën.

Kina e quajti “të pabazë” këtë akuzë, por Ukraina u vendosi sanksione tri entiteteve kineze.

Ivashchenko tha se inteligjenca ukrainase gjithashtu kishte të dhëna edhe për të paktën pesë raste të bashkëpunimit ruso-kinez në sektorin e aviacionit më 2024 e 2025, përfshirë furnizimin me pajisje, pjesë rezervë e dokumentacion.

Ai shtoi se ishin gjashtë raste të “dërgesave të mëdha” të kimikateve të veçanta, pa ofruar hollësi.