Inteligjenca Artificiale, Revizioni: Sektori publik nuk është i gatshëm - Gazeta Express
string(69) "inteligjenca-artificiale-revizioni-sektori-publik-nuk-eshte-i-gatshem"

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 9:18

Inteligjenca Artificiale, Revizioni: Sektori publik nuk është i gatshëm

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 9:18

Sektori publik nuk është i gatshëm për implementimin e inteligjencës artificiale, tregojnë rezultatet e Revizionit shtetëror. Në periudhën e analizës së vitit 2024 theksohet se është e dobët mbrojtja e të drejtave të njeriut, pa rregulla të qarta dhe mbikëqyrje.

Nuk ka mjaftueshëm institucione të zhvilluara dhe ekspert për zhvillim dhe zbatimin e inteligjencës artificiale. Revizioni konstatoi se nuk ekziston ndonjë platformë për diskutim ku administrata publike, komuniteti akademik së bashku me sektorin e biznesit do të mund të punojnë në zhvillim dhe hulumtim në këtë fushë. Tentimi i shtetit për rregullimin e kësaj çështjeje është i pamjaftueshëm.

“Sektori publik nuk është i gatshëm për zbatimin e inteligjencës artificiale. Dhamë rekomandime adekuate që kanë të bëjnë me rregullimin strategjik të kësaj fushe, ligjshmëria, përmirësimi i infrastrukturës, koordinimi gjatë punës dhe mbrojtja e të dhënave personale.”, – deklaroi Sasho Jakovçevski nga Enti Shtetëror për Revizion.

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, thekson se po shënohet përparim në këtë fushë.

“Duhet të mendojmë për hapa të mëdhenj, siç është qendra nacionale “Vezilka”, investimi në qendra të të dhënave për përpunimin e të dhënave, apo qendra të të dhënave për inteligjencë artificiale, investime që e lidhin sektorin privat me administratën publike.”, – theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

Ekspertët paralajmërojnë në rreziqet e sigurisë. Theksojnë se duhet të ndryshohet qasja për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin.

“Në Fakultetin e Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike nuk mësohet për menaxhim, rreziqe dhe udhëheqje të politikave, për të drejta të njeriut. Atje mësohet për krijimin e algoritmeve, mësohet për sigurimin e të dhënave, etj. Duhet që edhe fushat e tjera nga sistemi arsimor të fillojnë të mendojnë në mënyrë digjitale dhe komplementare në këtë pjesë.”, – u shpreh eksperti, Metodi Haxhi Janev.

Shqyrtimi publik u organizua pasi revizorët treguan për mungesën e kornizës sistematike për aplikimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement