Inteligjenca artificiale ‘po na zëvendëson’, mund të mbulojë 300 milionë vende pune - Gazeta Express
string(80) "inteligjenca-artificiale-po-na-zevendeson-mund-te-mbuloje-300-milione-vende-pune"

Inteligjenca artificiale ‘po na zëvendëson’, mund të mbulojë 300 milionë vende pune

AutoTech

Gazeta Express

28/03/2023 22:59

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë të vendeve të punës me kohë të plotë, thotë një raport nga banka investuese Goldman Sachs.

 Sipas këtij raporti AI mund të zëvendësojë një të katërtën e pozicioneve të punës në SHBA dhe Evropë, por gjithashtu mund të sjell vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.

Lexo Edhe:

AI mund të rrisë vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht me 7%. Sipas raportit inteligjenca artificiale gjeneruese, e aftë të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, është “një përparim i madh”.

Raporti vuri re se ndikimi i AI do të sjellë shumë ndryshime në sektorë të ndryshëm – 46% e detyrave në administratën dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen, por vetëm 6% në ndërtim 4% në mirëmbajtje, thotë ai.

Një nga profesionet më të rrezikuara nga ChatGPT është ai i gazetarëve.

“Ajo që bën ChatGPT, është të lejojë më shumë njerëz me aftësi mesatare të shkrimit të prodhojnë ese dhe artikuj. Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, e cila do të ulte pagat, nëse nuk shohim një rritje shumë të ndjeshme të kërkesës për punë të tilla”, tha Carl Benedikt Frey.