Inteligjenca Artificiale parashikon se kush shpallet fitues i Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(81) "inteligjenca-artificiale-parashikon-se-kush-shpallet-fitues-i-liges-se-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 23:00

Inteligjenca Artificiale parashikon se kush shpallet fitues i Ligës së Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 23:00

Gjatë ditës së sotme është mbajtur shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Ky short ka sjellur disa përballje interesante, ndër to Real Madrid – Manchester City, PSG – Chelsea.

“One Football” ka bërë një postim të veçantë, duke shkruar se ka pyetur Inteligjencën Artificiale se kush do të shpallet kampion i Ligës së Kampionëve.

Siç duket “ChatGPT” më në fund ka vendosur të gëzojë tifozët e Arsenalit, pasi IA e sheh klubin londinez si kampion të garës prestigjioze.

Arsenali është shortuar të luajë në 1/8 e finales me Bayer Leverkusenin.

Nga përballjet që janë bërë me dije sot, IA parasheh se PSG-ja e kalon Chelsean e Liverpooli triumfon ndaj Galatasarayt.

Manchester City parashikohet ta mposht Realin, teksa Bayern Muncheni parashikohet të mposht Atalantën.

Barcelona – sipas IA-së – do ta kalojë Neëcastlen, ndërsa Atletico Madridi do ta kalojë Tottenhamin.

Ndërkohë, parashihet që Sportingu i Lisbonës të mposht Bodo/Glimtin, që e befasoi Interin në “play-off”.

Ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen me 10 dhe 11 mars – ato të parat – teksa të dytat do të luhen një javë më vonë, me 17 dhe 18 mars./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement