Inteligjenca artificiale ndihmon në trajtimin e kancerit të prostatës - Gazeta Express
string(69) "inteligjenca-artificiale-ndihmon-ne-trajtimin-e-kancerit-te-prostates"

Shneta tjera

Gazeta Express

01/03/2024 19:23

Inteligjenca artificiale ndihmon në trajtimin e kancerit të prostatës

Shneta tjera

Gazeta Express

01/03/2024 19:23

Shkencëtarët mund të jenë në gjendje të shpëtojnë mijëra jetë pasi zbuluan se ekzistojnë dy nëntipe të kancerit të prostatës.

Inteligjenca artificiale i ndihmoi studiuesit britanikë të bënin zbulimin, i cili mund të çojë në trajtime më të përshtatshme për një në tetë burra që janë të prekur nga sëmundja.

Lexo Edhe:

Një studim analizoi mostrat e tumorit nga 159 pacientë për të parë se si ADN-ja e tyre ndryshoi me kalimin e kohës.

Profesor Colin Cooper, i Universitetit të Anglisë Lindore, tha: “Ky studim është vërtet i rëndësishëm sepse deri më tani, ne mendonim se kanceri i prostatës ishte vetëm një lloj sëmundjeje. Por tani, me përparimet në inteligjencën artificiale, ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se në të vërtetë ekzistojnë dy nëntipe të tij”.

“Ne shpresojmë që gjetjet jo vetëm që do të shpëtojnë jetë përmes diagnozës më të mirë dhe trajtimeve të përshtatura në të ardhmen, por ato mund të ndihmojnë studiuesit që punojnë në fusha të tjera të kancerit të kuptojnë më mirë edhe llojet e tjera të kancerit.”/thesun