Intelektualët e quajnë UEFA-n organizatë mafioze - Gazeta Express
string(48) "intelektualet-e-quajne-uefa-n-organizate-mafioze"

Gazeta Express

11/08/2020 18:59

Intelektualët e quajnë UEFA-n organizatë mafioze

Gazeta Express

11/08/2020 18:59

Anulimi i finales së raundit preliminar në Ligën e Kampionëve, të ndeshjes Drita-Linfield ka nxitur edhe reagimin e tifozëve të Gjilanit

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale Intelektualët, tifozët ultra të Dritës kanë dalë me një pankartë ku e kanë quajtur organizatën më të madhe të futbollit në Europë dhe botë, UEFA si një organizatë mafioze.

Lexo Edhe:

“UEFA Mafia” është mbishkrimi në një parullë të tyre derisa fotografitë e disa djemve janë shlyrë fytyrat.

“Pas vendimeve nga autoritetet zvicerane të shëndetit, në bashkëpunim me UEFA-n, e gjithë skuadra e Dritës është në karantinë. “Kjo pasi edhe futbollisti i dytë i Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, para ndeshjes me Lindfieldin të planifikuar për 11 gusht, nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës – dhe e njejta nuk mund të luhet”, thuhej në njoftimin e UEFA-s. /GazetaExpress/

• UEFA MAFIA •#KosovaËshtëShqipëri #DritaËshtëKrenari #uefaështëmafi #antiuefa #antisystem #Intelektualët1998

Publiée par Intelektualët 1998 sur Mardi 11 août 2020