Intelektualët e pavarur - Gazeta Express
string(23) "intelektualet-e-pavarur"

Intelektualët e pavarur

Gazeta Express

26/10/2020 11:39

Konformizmi i intelektualëve, në rrethanat ekzistuese prodhon një situatë të trishtë. Likuidimi i vlerave dhe parimeve të sipërpërmendura, prodhon spektakël për pjesën tjetër të shoqërisë.  E tashmja është shqetësuese, e ardhmja edhe më shumë, sidomos për faktin që situata e tillë e konformizmit të intelektualëve ka filluar të bëhet normale, madje e kundërta për shumëkend duket qesharake.

Shkruan: Fisnik Dragusha

Lexo Edhe:

Intelektuali nënkupton edhe pavarësinë, në sensin e mendimit, ku nuk i nenshtrohet politikës ditore, por që ka qëndrim për çështje të caktuara dhe nuk bën avokati. Mendimet dhe qëndrimet e tij i thotë publikisht. Nuk është i mbushur me urrejtje ndaj çdo gjeje e ndaj çdokujt  që mendon ndryshe nga ai. Nuk është i mveshur me pushtet, në kuptimin politik, ai është një figure poliandrike. Pikënisje e punës së tij është universalja, asnjherë partikularja. Këtu edhe qëndron dallimi me profesionistët. Kur themi universale, kemi parasysh guximin e tij për të trajtuar çeshtje që prekin temat më sensitive të shoqërisë, si debate shkencore, debate të karakterit politk e religjioz. Preokupimet e njerëzve që mendojnë, pra që jetojnë prej kësaj pune, nxjerrin buken e gojes, nënkupton të miren e pergjithshme. Guximi për t’u ballafaquar dhe ngritja e debatit përtej diskursit publik e mediatik, është detyrë e tyre. Intelektuali nuk është i përdorshëm për një stinë, ai duhet të sherbej për shumë mote. Relevanca e tij eshte aktuale edhe në kohë krize edhe në kohë qetësie e mirëqenjeje. Përkufizimet që një intelektual ka tituj akademik, nuk qendrojnë. Ai nuk është i obsesionuar për tituj, ka një mendim origjinal, e karakterizon thellësia – luciditeti i mendimit. Suksesi, si koncept i promovuar nga persona të sferave tjera, nuk është në domenin e intelektualit. Streha e tyre nuk është institucioni, qofte universiteti apo akademia, si dhe lavdi nuk është qëllimi, sidomos duke përfituar nga mekanizmat politik e shoqëror.
Nuk manipulon emocionalisht me situatat, duke shfrytezuar idetë dhe bindjet në shërbim të një politike të caktuar, gjë që do të interpretohej si pragmatizëm… pra nuk jeton nga krizat, të fshihet pas tyre, të mbrojë me konservatorizem çdo përpjekje për ndryshim. Është pra antitezë e opurtunizmit edhe nëse kjo nënkupton konsekuenca në mënyrën e jetesës së tij.
Janë nismëtar të ndryshimit, nuk jane rigjid, në kontekst të asaj që nuk pandehin se janë pronarët e të vërtetës . Intenca e tyre është gjithnjë kërkimi i të vërtetës. Këtu vlen të permendet koncepti i inauguruar rishtas “post truth”, ku në diskutime e siper, e verteta merr karakter dytësor dhe se fokusi bjen te impakti që do të ketë ajo e vërtetë.
Relacioni i këesaj kaste të shoqërisë me politkën është mjaft interesant. Inetelektualët kanë nje raport difektoz, në kuptimin që nuk janë pjsemarrës direkt në procese të politkbërjes, ndërsa politika – cila do menyrë e qeverisjes, secili regjim, ka nevojë të patjetersueshme në përligjje morale të intelektualve. Kujto raportin Stalin – Shollohov.
Konformizmi i intelektualëve, në rrethanat ekzistuese prodhon një situatë të trishtë. Likuidimi i vlerave dhe parimeve të sipërpërmendura, prodhon spektakël për pjesën tjetër të shoqërisë.  E tashmja është shqetësuese, e ardhmja edhe më shumë, sidomos për faktin që situata e tillë e konformizmit të intelektualëve ka filluar të bëhet normale, madje e kundërta për shumëkend duket qesharake.