Kryeministri Mickoski prezantoi hapat e Agjendës së Reformave, duke përfshirë ligjin për energjetikë, liberalizimin e tregut të energjisë dhe harmonizimin e Kodit Zgjedhor me rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it.
Shkup, 25 nëntor – “Kemi një plan të qartë dhe një fokus të qartë. Strategjia jonë është të jemi më të mirët në departament. Këtë do ta realizojmë. Edhe pse dikush nuk e vlerëson këtë. Nëse dikush mendon se çështjet bilaterale duhet të jenë pengesa për anëtarësimin tonë në BE, më falni, ne këtu nuk mund të bëjmë asgjë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në një pyetje të gazetarëve lidhur me atë se cilat ligje nga Agjenda e Reformave planifikohen të hyjnë në procedurë parlamentare.
“Në Agjendën e Reformave kemi miratimin e ligjit për energjetikë dhe zbatimin e tij. Ky është një hap, nga 12 të tjerët. Ligji është miratuar, është harmonizuar me Zyrën e BE-së dhe është miratuar në Parlament. Por nuk është konsideruar si hap i përfunduar, sepse nuk janë miratuar aktet nënligjore. Dhe aktet nënligjore, sipas Bashkimit Evropian të Energjisë, për një grup ka periudhë Grace 9-mujore, dhe për grupin tjetër 18-mujore. Pra, është e pamundur që kjo të funksionojë tërësisht deri në korrik 2025, sepse nëntë muaj për një grup dhe 18 muaj për grupin tjetër shkojnë deri në fund të vitit 2026. Pra kemi dy opsione. Ose e heqim këtë hap dhe e vendosim për dhjetor 2026, ose pranojmë pjesën e miratimit të ligjit për energjetikë ashtu siç është harmonizuar me KE-në”, tha kryeministri.
Hapi i dytë, sipas tij, është të hyjmë në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për familjet, për të gjithë ata që janë në tregun e rregulluar. Mickoski tha se hapi i tretë është harmonizimi i Kodit Zgjedhor me vërejtjet e OSBE-së dhe ODIHR-it, duke theksuar se këtë do ta realizojmë, dhe nuk sheh arsye pse brenda Parlamentit deputetët nuk do ta mbështesin, duke pasur parasysh se ky është një ligj reformues, i mbështetur nga vetë BE-ja.
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se emrat e ministrave të rinj nga radhët e VLEN-it do të përcaktohen deri nesër, ndërsa propozimi do të dorëzohet në Parlament gjatë javës Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se kur do të dërgohet në dhomën ligjdhënëse propozimi për ministrat e rinj nga partneri i koalicionit VLEN, Mickoski theksoi se procesi është duke u finalizuar.
“Deri nesër të gjitha çështjet do të finalizohen, pres që këtë javë t’i dorëzoj në Kuvend. Kur gjithçka të përfundojë përfundimisht, opinioni do t’i dijë”, tha Mickoski. Ai informoi se Qeverianë seancën e të martës do të caktojë edhe të besuarit e Qeverisë në komunat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, si në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Roshtushë si dhe në Qendër Zhupë.
tag_katrorimaqedoni_2