Instituti Riinvest zgjeron kapacitetet - Gazeta Express
string(38) "instituti-riinvest-zgjeron-kapacitetet"

Instituti Riinvest zgjeron kapacitetet

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 18:05

Rekrutohen hulumtues me referenca  dhe  të rinj të talentuar në fillim të karrierës

Instituti për hulumtime zhvillimore “RIINVEST”, me një traditë prej afro tri dekadave ka arritur të afirmohet  si  një institut prestigjioz në fushën e hulumtimeve, studimeve dhe analizave socio-ekonomike, jo vetëm në vend e rajon, por edhe më gjerë. Aktualisht, në kuadër të sendërtimit të objektivave të Planit Strategjik 2022-2027,  në një konkurrencë të fuqishme ndërkombëtare ka  arritur që të përfshihet në realizimin e një projekti të rëndësishëm  në kuadër të  Horizon Europe. Në kuadër të këtyre angazhimeve Instituti Riinvest ka ndërtuar partneritete me institucione kërkimore më të të spikatura në Evropë. Këto avancime cilësore, kanë krijuar mundësi reale që në vitin vijues Instituti të përfshihet në disa projekte të rëndësishme dhe afatgjata.  Instituti ka dhënë kontribut edhe deri tani me mbështetjen e shkollimit në studimet Master dhe PhD për qindra të rinj  nga vendi ynë, si dhe sigurimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim shkencor e profesional të tyre duke punuar në Institutin Riinvest ose duke bashkëpunuar me të.

Lexo Edhe:

Prandaj, Bordi dhe menaxhmenti i institutit Riinvest e kanë vlerësuar të nevojshme rekrutimin e hulumtuesve të rinj, me njohuri të avancuara të rrethanave ekonomike vendore dhe ndërkombëtare, që kanë prirje për analiza, shkrimin e raporteve hulumtuese dhe që kanë ambicie për karrierë hulumtuese dhe akademike. Duke realizuar misionin e tij, Instituti  do të vazhdojë të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ata që aplikojnë dhe për zhvillim tutje të atyre që rekrutohen, duke pasur parasysh edhe përfaqësimin gjinor.

Të interesuarit për aplikim mund të gjejnë informatat e detajuara në faqen e internetit të Institutit: www.riinvestinstitute.org, dhe në tel: 038 244 320 ose  dhe +383 44 208-235.