Instituti i pavarur alarmon shtetin: BIA ka sjellë rreth 30 agjentë në Kosovë - për ndarjen e Mitrovicës - Gazeta Express
string(101) "instituti-i-pavarur-alarmon-shtetin-bia-ka-sjelle-rreth-30-agjente-ne-kosove-per-ndarjen-e-mitrovices"

Instituti i pavarur alarmon shtetin: BIA ka sjellë rreth 30 agjentë në Kosovë – për ndarjen e Mitrovicës

Gazeta Express

03/04/2020 21:17

Për informacionin e ndjeshëm të cilin e siguruan, i njoftuan menjëherë krerët e shtetit.

Kreu i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, po thotë se Shërbimi sekret i Serbisë – BIA – ka filluar zbatimin e një plani operativ për ndarjen e Mitrovicës.

Lexo Edhe:

Krejt ky aksion, sipas tij, po bëhet në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë Covid-19.

“Shërbimi serkret serb, BIA, ka sjellë rreth 30 agjentë serbë në veriun e Mitrovicës”, ka deklaruar Elezi për Klan Kosova.

“Ky plan operativ parasheh që të krijojë një situatë të re në veriun e Mitrovicës… pas përfundimit të pandemisë pritet të rifillojë dialogu”, ka thënë ai.

Elezi ka thënë se këtë informacion e morën nga ndërkombëtarët.

Një institut pretendon që BIA e Serbisë solli agjentë në Kosovë – 03.04.2020 – Klan Kosova