Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën - Gazeta Express
string(88) "instituti-hidrometeorologjik-tregon-se-si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-dielen-express500"

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Gazeta Express

22/02/2020 18:45

Të dielën në vend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Lexo Edhe:

Instituti paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.