Instituti GAP: “79% e konkurseve të punës me steriotipe gjinore” - Gazeta Express
string(60) "instituti-gap-79-e-konkurseve-te-punes-me-steriotipe-gjinore"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2023 13:26

Instituti GAP: “79% e konkurseve të punës me steriotipe gjinore”

Lajme

Gazeta Express

25/04/2023 13:26

Prezenca e diskriminimit me bazë gjinore në shpalljet publike për vendet e lira të punës në Kosovë ka dalë të jetë evidente sipas një raporti nga Instituti GAP.

Sipas këtij raporti diskriminimi me bazë gjinore në titujt dhe përshkrimet e vendeve të punës ndodhë kur në njoftime për vende pune përdoren fjali ose shprehje që sugjerojnë një preferencë për njërën gjini, ose kur në to pasqyrohen stereotipe kulturore në lidhje me burrat dhe gratë në vendin e punës.

Lexo Edhe:

Me këtë rast, gjetjet tregojnë se nga një platformë online e punësimit 59% e konkurseve të punës përmbajnë steriotipe gjinore. Ndërkaq konkurset nga platfroma “Superpuna”, 79% përmbajnë stereotipe gjinore.

“Nga analiza e 6,225 titujve të publikuar në platformën online të punësimit gjatë vitit 2022, 59% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 73% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar mashkullore dhe 27% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar femërore. Ndërsa, nga 1,357 tituj të publikuar në platformën “Superpuna”, 74% përmbajnë  stereotipe gjinore mashkullore dhe 26% përmbajnë stereotipe gjinore femërore”, thuhet në raport.

Diskriminimi ndikon edhe në pagat që merren nga dy gjinitë. Sipas analizës së Institutit GAP, paga mesatare në platformën “Superpuna” të kodifikuara më stereotipe gjinore për burra është 391.5 euro, për vendet e punës të cilat janë të kodifikuara me stereotipe gjinore për gra është 336.3 euro, kurse për vendet e punës pa stereotipe gjinore është 412.6 euro.

Tutje, analizat bëjnë të ditur se sektorët për të cilët kërkohen më shumë gra janë: administrata, edukimi dhe shëndetësia. Kurse sektorët për të cilët kërkohen më shumë burra janë: tregtia dhe ekonomia, elektronika dhe energjetika, hulumtimi dhe zhvillimi, inxhinieria dhe ndërtimtaria, mirëmbajtja dhe sigurimi.