Instituti amerikan thotë se veç Bosnja është më keq se Kosova, vendi nuk po ecën në drejtim të duhur - Gazeta Express
string(99) "instituti-amerikan-thote-se-vec-bosnja-eshte-me-keq-se-kosova-vendi-nuk-po-ecen-ne-drejtim-te-duhur"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 13:01

Instituti amerikan thotë se veç Bosnja është më keq se Kosova, vendi nuk po ecën në drejtim të duhur

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 13:01

Shumica e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. Kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe korrupsioni renditen si problemet më të mëdha në vend – tregues që dalin në pah nga sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Në sondazhin rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (maj–korrik 2025), 56% e të anketuarve deklaruan se Kosova është në një trajektore të gabuar.

Trendi tregon qartë përkeqësimin e perceptimit qytetar mbi të ardhmen e vendit krahasur me një vit më parë.

Çmimet/papunësia në top të listës se problmeve

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish në Kosovë, të zhvilluar mes 13 majit dhe 25 qershorit 2025, Kostoja e jetesës / çmimet e larta janë problemi më i madh me të cilin përballet vendi sot.

Në këtë pyete, pëgjigjet e qytetarëve dhanë një renditje problemesh që shpërfaqin qartazi presionin e përditshëm ekonomik dhe zhgënjimin institucional:

1. Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%

2. Papunësia – 19%

3. Korrupsioni – 6%

Renditja pasqyron shifrat e inflacionit, të cilat kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve vitet e fundit, ndërsa nga ana tjetër, papunësia vazhdon të rrisë pasigurinë ekonomike.

Raportet vendore dhe ndërkombëtare konfirmojnë vazhdimisht perceptimin e qytetarëve, duke theksuar se inflacioni gjatë vitit 2025 i është kthyer frikshëm rrjedhës negative.

Korrupsioni

Ndonëse vetëm 6% e të anketurave e përmendin si “problemin kryesor”, korrupsioni mbetet një prej sfidave më të mëdha të vendit, duke u renditur në vendin e tretë për top sfidat më të cilat ballafaqohet Kosova.

Pas korrupsionit, qytetarët rendisin: situatën e përgjithshme politike (5%), emigrimin (3%), ekonominë në kuptimin më të gjerë (3%) dhe kujdesin shëndetësor (3%).

Ndërsa, pasiguria, kriminaliteti, mungesa e mundësive për biznes të vogël dhe qasja në kredi përmenden nga 2% e të anketuarve. Probleme të tjera si konfliktet e jashtme, lufta, droga e paligjshme, varfëria dhe arsimi renditen me nga 1%.

Sondazhi në Kosovë u realizua 13 maj–25 qershor 2025, me një kampion përfaqësues prej 1,164 të rriturish, marzh gabimi ±3.3 p.p. dhe intervista ballë për ballë në ekonomi familjare. /Nacionale