Instituti Albanologjik-Prishtinë boton vëllimin e parë të punimeve të edicionit të katërmbëdhjetë të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, të mbajtur më datat 19-21 qershor, 2023.
Në këtë botim shkencor, me titullin “Albanologji 14/2023, vëllimi i parë”, janë të botuara punimet e lexuara në sesionet e Degës së Historisë-IAP, Degës së Folklorit-IAP dhe Degës së Etnologjisë-IAP.
Kureshtarët dhe dashamirësit e dijeve albanologjike në këtë botim mund t’i lexojnë punimet e këtyre studiuesve: Naser Ferri, Feti Mehdiu, Besnik Emini, Nuridin Ahmeti, Hasan Bello, Zana Hoxha, Elza Shipoli, Zekirja Shabani, Genc Prelvukaj (Sesioni i Historisë), Leontina Gega-Musa, Albin Sadiku, Vlorë Fetaj-Berisha, Arbnora Dushi (Sesioni i Folklorit), Bashkim Lajçi, Lumnije Kadriu, Angjelina Hamza Hasanaj, Nexhat Çoçaj dhe Rini Useini (Sesioni i Etnologjisë).
Redaksia e këtij vëllimi të “Albanologji 14/2023” përbëhet nga Dr. Hysen Matoshi, Dr. Lulëzim Lajçi, Dr. Arbnora Dushi, Dr, Fadil Grajçevci, Dr. Memli Krasniqi, Dr. Lumnije Kadriu dhe Dr. Naim Berisha.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...