Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Departamenti i Studimeve Letrare dhe Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Letërsisë, janë bashkëorganizues i konferencës shkencore me temën bosht “Autobiografia në letërsinë shqipe”, që do të mbahet më 15 prill, ora 09:30, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, gjegjësisht në sallën “Akademikët”.
Në vigjilje të këtij aktiviteti shkencor, u. d. i drejtorit të Institutit Albanologjik, z. Naim Berisha, do t’iu drejtohet të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse.
Në këtë konferencë shkencore do të marrin pjesë këta studiues nga Instituti Albanologjik:
Hysen Matoshi: “Ditari si autobiografi”,
Meliza Krasniqi: “Letërsia si akt kujtese: gratë që rikrijojnë heroinat”,
Gëzim Aliu: “(Auto)biografia në letërsi”,
Adil Olluri: “Studimi i Agron Y. Gashit mbi autobiografinë”.