string(76) "instat-bien-aksidentet-rrugore-ne-shqiperi-ne-katermujorin-e-pare-te-2025-es"

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 16:10

INSTAT: Bien aksidentet rrugore në Shqipëri në katërmujorin e parë të 2025-ës

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 16:10

Në Shqipëri, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje të ndjeshme gjatë katër muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), janë regjistruar gjithsej 413 aksidente nga janari deri në prill, krahasuar me 500 aksidente gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar – një rënie prej 17%.

Shifrat tregojnë për një përmirësim të dukshëm në situatën e sigurisë rrugore, ndonëse sjellja e drejtuesve të mjeteve vijon të jetë shkaku kryesor i aksidenteve, duke kontribuar në 88% të rasteve.Një tjetër ndryshim interesant i evidentuar nga INSTAT është zhvendosja e grupmoshës përgjegjëse për shumicën e aksidenteve. Në vitin 2024, ishin të rinjtë 25-34 vjeç që dominonin statistikat, ndërsa këtë vit vendin e parë e ka zënë grupmosha 35-44 vjeç, duke përbërë 21% të totalit të ngjarjeve.Edhe bilanci i të aksidentuarve ka ardhur në rënie. Në katër muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 589 persona të vdekur dhe të plagosur si pasojë e aksidenteve, gati 100 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.