Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies - Gazeta Express
string(98) "instagrami-kerkon-falje-qe-promovoi-humbjen-e-peshes-te-perdoruesit-qe-kane-crregullim-te-ngrenies"

AutoTech

Gazeta Express

15/04/2021 16:33

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

AutoTech

Gazeta Express

15/04/2021 16:33

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Lexo Edhe:

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.