Instagram paralajmëron përdoruesit: Kujdes nga mashtruesit në DM - Gazeta Express
string(63) "instagram-paralajmeron-perdoruesit-kujdes-nga-mashtruesit-ne-dm"

AutoTech

Gazeta Express

01/04/2021 10:47

Instagram paralajmëron përdoruesit: Kujdes nga mashtruesit në DM

AutoTech

Gazeta Express

01/04/2021 10:47

Rrjeti social Instagram ka paralajmëruar përdoruesit të kenë kujdes nga mashtruesit, që mund t’i kontaktojnë me një mesazh direkt duke pretenduar se janë nga kompania dhe në fakt mund të hakojnë llogarinë.

Instagram shkroi në Twitter: “Mbani llogarinë tuaj të sigurt, disa njerëz kanë marrë mesazhe të rrema që pretendohet të jenë nga “Qendra e Ndihmës për të Drejtat e Autorit” të Instagram.”

Lexo Edhe:

“Ju mund të merrni mesazhe që duken sikur janë nga Instagram, por nuk janë ashtu”.

“Shmangni sulmet dhe mashtrimin duke: Kontrolluar cilësimet tuaja për të konfirmuar se ju kemi kontaktuar apo jo. Nëse jo,  atëherë mesazhi nuk është nga ne.”

Instagram gjithashtu u kërkoi përdoruesve që të aktivizojnë vërtetimin me dy faktorë për llogaritë e tyre