Instagram heq opsionin “Swipe Up” - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

25/08/2021 0:45

Instagram heq opsionin “Swipe Up”

AutoTech

Gazeta Express

25/08/2021 0:45

Instagram ka vendosur të heqë një nga opsionet dhe njëkohësisht shprehje të tij të njohur: “Swipe Up për linkun”.

Përdoruesit po marrin një njoftim që deri në fund të muajit “lidhjet me opsionin për të tërhequr lart do të hiqen si opsion”.

Lexo Edhe:

“Për të shtuar një lidhje në Story-n tuaj, klikoni ngjitësin me shenjën e linkut”, paralajmëron gjigandi social. Këto ngjitëse do të funksionojnë në të njëjtën mënyrë pasi përdoruesit mund të shtojnë linkun (lidhjen) në postimin e tyre në InstaStory dhe të tjerët mund t’i ndjekin.

Përveçse nuk do të ketë më nevojë të tërheqin lart për të shkuar në faqen që sugjeron linku, përdoruesit mund t’u përgjigjen story-ve që kanë një të tillë në to. Në versionin e mëparshëm, një story mund të kishte vetëm një link Swipe Up ose kutinë e përgjigjes, por jo të dyja së bashku.

Për momentin, ky opsion është i lejueshëm vetëm për personat që kanë një llogari të verifikuar ose 10.000 ndjekës e më shumë, por së shpejti do të zgjerohet për përdoruesit e tjerë./tvklan.al