Inspektoriati i Drejtësisë ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Pogradec, ku u humbi jetën 42-vjeçari, Egli Proga.
Inspektoriati i Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Korcës të gjithë dosjen hetimore, për të verifikuar nëse është respektuar ligji për regjistrimin e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” dhe në seancën për caktim të masave të sigurimit.
Sipas hetimeve deri më tani, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ku humbi dhe jetën.
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...