Inspektorati Policor jep detaje për vrasjen që e kreu polici në Gjilan - Gazeta Express
string(70) "inspektorati-policor-jep-detaje-per-vrasjen-qe-e-kreu-polici-ne-gjilan"

Gazeta Express

29/12/2019 10:10

Inspektorati Policor jep detaje për vrasjen që e kreu polici në Gjilan

Gazeta Express

29/12/2019 10:10

Zyrtarë nga Inspektoriati Policor i Kosovës kanë dhënë detaje për vrasjen që V.H pjesëtar i policisë dyshohet se në mëngjesin e sotëm e ka kryer në qytetin e Gjilanit. Nga IPK kanë deklaruar se polici i dyshuar për vrasjen,  V. H. , jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S , shkruan Express.

“Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit  Policia e Kosovës ka pranuar  një informacion së në rrugën “Nato 99”,  në Gjilan ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenti një person ka vdekur”, deklarojnë zyrtarë nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

Sipas IPK’së, bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S .

“Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve  janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.

 Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement