Inspektorati i Prishtinës konfiskon disa vetura të parkuara në trotuare - Gazeta Express
string(71) "inspektorati-i-prishtines-konfiskon-disa-vetura-te-parkuara-ne-trotuare"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:47

Inspektorati i Prishtinës konfiskon disa vetura të parkuara në trotuare

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:47

Inspektorati i kryeqytetit, në dy aksione të ndryshme, sot ka bërë lirimin e hapësirave publike – trotuareve në kryeqytet.

Në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura, të cilat hapësirat e gjelbra dhe trotuaret i kishin shndërruar në vendparkim ilagal të veturave private.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Inspektorati i Kryeqytetit në dy aksione të ndryshme sot ka bërë lirimin e hapësirave publike – trotuareve në kryeqytet.

Në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura të cilat hapësirat e gjelbërta dhe trotuaret i kishin shndërruar në vend parkim ilagal të veturave private.

Këto hapësira do të lirohen plotësisht për të mundësuar rigjelbërimin e asaj pjese nga ndërmarrja përgjegjëse e kryeqytetit.

Ndërsa në aksionin tjetër, në zonën qendër të kryeqytetit janë liruar hapësirat të cilat ishin bllokuar me pengesa të ndryshme nga disa qytetarë, pengesa të cilat kishin ngushtuar vendkalimet dhe pengonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve në atë zonë.