Inspektime në terren për çmimet e teksteve shkollore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit - Gazeta Express
string(91) "inspektime-ne-terren-per-cmimet-e-teksteve-shkollore-dhe-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-autorit"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 19:45

Inspektime në terren për çmimet e teksteve shkollore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 19:45

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, njofton se nga data 01.09.2025 ka intensifikuar inspektimet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe për të monitoruar çmimet e teksteve shkollore.

Ky hap është një masë për të siguruar respektimin e kërkesave ligjore dhe për të mënjanuar shkeljet që mund të dëmtojnë konsumatorët si dhe krijimtarinë intelektuale, thuhet në njoftim.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka inspektuar mbi tridhjetë (30) operatorë ekonomik të ndryshëm të cilët ushtrojnë këtë veprimtari dhe në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, inspektorët e tregut kanë marrë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, vijon njoftimi.

Njoftimi i plotë: