Inskenoi vdekjen e tij, Pecorrelli mban 2 javë grevë në burgun 313 në Tiranë: Rashë 6 kg - Gazeta Express
string(86) "inskenoi-vdekjen-e-tij-pecorrelli-mban-2-jave-greve-ne-burgun-313-ne-tirane-rashe-6-kg"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 19:20

Inskenoi vdekjen e tij, Pecorrelli mban 2 javë grevë në burgun 313 në Tiranë: Rashë 6 kg

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 19:20

Ish-biznesmeni italian Davide Pecorelli, i dënuar me katër vite burg për mashtrim, zjarrvënie të qëllimshme dhe kalim të paligjshëm kufiri, ka mbajtur grevë urie për dy javë në burgun 313 në Tiranë. Kjo ka qenë sinjë proteste për kushtet e paraburgimit dhe vonesën në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.

Pecorelli, i cili ndodhet në burg që prej 8 majit, e ndërpreu grevën pas publikimit më 31 korrik të arsyetimit nga Apeli, çka i hap rrugë paraqitjes së rekursit në Gjykatën e Lartë. Në një bisedë me median italiane La Nazione, ai deklaroi se kishte humbur 6 kilogramë gjatë protestës dhe shpreson tani për një masë më të butë sigurie.

Ndërkohë, Avokati i Popullit në Shqipëri ka ndërhyrë në rast pas ankesave për kushtet në qeli, ku Pecorelli ndodhej me tetë persona të tjerë në një hapësirë 16 m², pa ujë të rrjedhshëm dhe me praninë e minjve.

Pecorelli u bë i njohur në vitin 2021, kur inskenoi vdekjen e tij në Pukë duke djegur një makinë të marrë me qira dhe duke lënë mbetje eshtrash për të krijuar një skenë krimi. Ai u arrestua në Itali një vit më vonë dhe u ekstradua në Shqipëri.