Insekti që po kërcënon të përhapë një pandemi tjetër - Gazeta Express
string(52) "insekti-qe-po-kercenon-te-perhape-nje-pandemi-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 19:46

Insekti që po kërcënon të përhapë një pandemi tjetër

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 19:46

Zbulimi i një mushkonje të re në Gjirin Guantanamo zbulon se si globalizimi po kërcënon të përhapë një pandemi tjetër.

Vendasit kanë zbuluar një mushkonjë Aedes vittatus, një nga 3500 speciet e mushkonjave që gjenden në glob, por kjo e fundit është e rrezikshme sepse parazitë apo patogjenë të rrezikshëm për njeriun.

Lexo Edhe:

Kjo lloj mushkonje mbart të gjitha sëmundjet më të rrezikshme që lidhen me mushkonjat, përjashtuar malaries.

Insekti që vret 1 milion njerëz në vit dhe që

Aedes vittatus është endemik në nënkontinentin Indian dhe nuk ishte parë kurrë në hemisferën perëndimore deri më tani.

Me shumë gjasa, sipas shkencëtarëve, ekzemplarët e parë udhëtuan aty si vezë në ndonjë kontejner transportues apo ndoshta aeroplan. Përhapja e tyre në Karaibe dhe SHBA-së së Jugut është shumë e rrezikshme, ndërsa ndryshimi i klimës po i mundëson atyre që të shumohen shumë herë në një sezon.

Ndonëse marrin shumë pak vëmendje si ‘rrezik’ për njerëzit, në fakt sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat vrasin më shumë se 1 milion njerëz dhe infektojnë gati 700 milion çdo vit, pothuajse një në çdo 10 njerëz në Tokë.