Inovacion në çdo piksel: Neo QLED 4K sjell kinemanë në shtëpinë tuaj - Gazeta Express
string(67) "inovacion-ne-cdo-piksel-neo-qled-4k-sjell-kinemane-ne-shtepine-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:56

Inovacion në çdo piksel: Neo QLED 4K sjell kinemanë në shtëpinë tuaj

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:56

Inovacioni është në qendër të filozofisë së Samsung, një përvojë e plotë dhe unike për çdo shikues. Modeli i ri i televizorit Samsung Neo QLED 4K nuk i ndahet traditës së ekselencës dhe vijon të sjellë një përvojë të paharrueshme në çdo hap. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, dhe Samsung kujdeset që çdo piksel në ekranin tuaj të ofrojë kualitet në maksimum, në një botë ku ngjyrat dhe ndriçimi ndërthuren për të sjellë në shtëpinë tuaj relaks, argëtim dhe një hapësirë për momente fantastike.

Në një kohë ku Netflix, YouTube dhe platformat e tjera streaming na bombardojnë me përmbajtje cilësore, është pikërisht ekrani ai që përcakton sa fort do të përfshihemi në atë që shohim. Televizori i ri nga Samsung Neo QLED 4K, me teknologjinë Real Quantum Dot, ofron një paletë ngjyrash që ruajnë saktësinë dhe intensitetin në çdo skenë. Çdo moment përjetohet me thellësi, qartësi dhe kontrast të lartë, qoftë në dramë, dokumentar, apo një ndeshje futbolli me shokët.

Neo QLED 4K është i projektuar për ata që kërkojnë cilësi premium me çmim të arsyeshëm. Me një dizajn ultra të hollë që lejon montim elegant në mur, ai përshtatet lehtësisht në çdo ambient. Këndi i gjerë i shikimit bën të mundur shikim të shkëlqyer nga çdo cep i dhomës, pa humbje të ngjyrave apo kontrastit.

Është gjithashtu një zgjedhje ideale për të video-lojërat tuaja të preferuara. Me katër porta HDMI 2.1 dhe eARC, përdoruesit mund të lidhin lehtësisht konsola si PS5 apo Xbox, duke shijuar grafikën e mrekullueshme. Procesori Neural Quantum 4K i integruar optimizon çdo përmbajtje për të siguruar përpunim inteligjent, ndërsa Quantum HDR+ sjell kontrast dhe ndriçim të shkëlqyer edhe në skena sfiduese për syrin.

Përtej figurës, Samsung sjell edhe inteligjencën artificiale në përditshmëri përmes SmartThings. Ky televizor shndërrohet në një qendër komande për shtëpinë tuaj të zgjuar: lidh ndriçimin, zërin, ajrin e kondicionuar apo robotin pastrues, dhe kontrolloji të gjitha nga një ekran i vetëm, ai i televizorit. Me komandë zanore, gjithçka bëhet edhe më e lehtë.

Në çdo piksel të ekranit, Samsung sjell jo vetëm ngjyra, por inovacion që transformon mënyrën se si shikojmë televizor. Neo QLED 4K nuk është thjesht një pajisje argëtimi, por një partner i përditshëm në relaks, në përqendrim dhe në emocionin e përmbajtjes që na bashkon me të tjerët.

Pë më tepër, nëse zgjidhni një televizor Samsung 98” nga linjat Neo QLED, QLED ose Crystal UHD, ju përfitoni transport dhe instalim falas. Tani keni mundësinë të shijoni një përvojë mahnitëse shikimi në ekranin gjigant, nga filmat dhe ndeshjet sportive, te videot në YouTube me cilësi 4K ose 8K falë AI Upscaling, duke sjell emocionet më afër se kurrë, ndërsa ne kujdesemi për gjithçka tjetër. Detajet e ofertës i gjeni këtu.