Iniciativa e Britanisë - Kosova mes 30 vendeve që u bashkuan në përpjekjet për të gjetur zgjidhje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit - Gazeta Express
string(133) "iniciativa-e-britanise-kosova-mes-30-vendeve-qe-u-bashkuan-ne-perpjekjet-per-te-gjetur-zgjidhje-per-rihapjen-e-ngushtices-se-hormuzit"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 12:26

Iniciativa e Britanisë – Kosova mes 30 vendeve që u bashkuan në përpjekjet për të gjetur zgjidhje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 12:26

Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e mbi 30 vendeve që i janë bashkuar Britanisë së Madhe në përpjekjet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike detare që është bllokuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë, të publikuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i bëhet thirrje Iranit që të ndalojë sulmet.

“Ne dënojmë me termat më të fortë sulmet e fundit të Iranit ndaj anijeve tregtare të pambrojtura në Gjirin Persik, sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë objektet e naftës dhe gazit, si dhe mbylljen de fakto të Ngushticës të Hormuzit nga forcat iraniane. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për përshkallëzimin e konfliktit. Ne i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dron dhe raketa, dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për transportin tregtar, dhe të zbatojë Rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Sipas njoftimit, Kosova i është bashkuar kësaj deklarate më 23 mars.

Shtetet nënshkruese të deklaratës së përbashkët shprehin gatishmëri për të kontribuar në përpjekjet për kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Ne gjithashtu do të punojmë për të ofruar mbështetje për vendet më të prekura, duke përfshirë përmes Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFIs)”, thuhet tutje në deklaratë.

Deklarata e përbashkët është lëshuar liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Japonisë, Kanadasë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Danimarkës, Letonisë, Sllovenisë, Estonisë, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Çekisë, Rumanisë, Bahreinit, Lituanisë, Australisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Portugalisë, Trinitatit dhe Tobagos, Kroacisë, Bullgarisë, Kosovës, Panamasë, Maqedonisë së Veriut, Nigerisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Ishujve Marshall, Kilit, Moldavisë, Greqisë dhe Somalisë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se takimi virtual i drejtuar nga Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper “do të vlerësojë të gjitha masat e mundshme diplomatike dhe politike që mund të ndërmarrim për të rikthyer lirinë e lundrimit, për të garantuar sigurinë e anijeve dhe detarëve të bllokuar dhe për të rifilluar lëvizjen e mallrave jetike.”

Sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare, dhe kërcënimi për të tjera, kanë ndalur pothuajse të gjithë trafikun në këtë rrugë ujore që lidh Gjirin Persik me pjesën tjetër të oqeaneve të botës, duke mbyllur një rrugë kritike për rrjedhën globale të naftës dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e saj.

Trump ka thënë se sigurimi i kësaj rruge ujore nuk është detyrë e Amerikës dhe u ka thënë aleatëve të SHBA-së “shkoni dhe siguroni vetë naftën tuaj.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement