Një influencere është bërë virale pasi publikoi një listë me dhjetë hobi dhe sjellje që, sipas saj, shfaqen shpesh tek personat me prirje narciziste – dhe disa prej tyre mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen paksa në siklet.
Lisa Fuller, e cila e përshkruan veten si “avokate kundër abuzimit narcizist”, publikoi një video në Instagram që është parë mbi 800 mijë herë, ku rendit disa “flamuj të kuq” që, sipas saj, mund të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë nëse po përballen me një narcist.
“Le të flasim për disa prej hobive më të çuditshme që kanë shumë narcistë.
Nëse ke disa prej këtyre hobeve, nuk do të thotë se je narcist — por nëse kombinohen me shumë shenja të tjera, duhet t’i kushtosh vëmendje”, thotë ajo.
Postimi ka marrë mbi 4,000 pëlqime dhe gati 600 komente, me ndjekës që diskutojnë sjelljet “e çuditshme” që, sipas saj, i karakterizojnë njerëzit me prirje narciziste.
Hobi 1: Kalimi i orëve në banjo
Fuller pretendon se shumë narcistë kanë një “lidhje të veçantë me banjën”.
“Ata fshihen aty për orë të tëra: duke scrolluar, sexting, duke parë pornografi, duke flirtuar, apo duke kërkuar ‘furnizim të ri’ emocional — gjëra që nuk mund t’i bëjnë përpara jush.
Banjo është vendi ku s’i kontrollon askush”, shpjegon ajo.
Një studim i vitit 2014, i publikuar në Journal of Sex and Marital Therapy, gjeti se përdoruesit e pornostarive kanë më shumë prirje narciziste, për shkak të objektivizimit të trupit dhe kërkimit të kënaqësisë së menjëhershme.

Hobi 2: Thashethemet – “si sport me kohë të plotë”
Sipas Fuller, narcistët e kthejnë thashethemin në armë, duke e përdorur çdo sekret si monedhë shkëmbimi.
Psikologu klinik Seth Meyers ka shkruar në Psychology Today se prirja për thashetheme dhe manipulim shoqëror lidhet shpesh me trauma të hershme emocionale.
Hobi 3: Shikimi i vuajtjeve të të tjerëve
Sipas saj, narcistët gëzohen fshehtas kur të tjerët përballen me probleme.
“Kjo i bën të ndihen të fuqishëm”, thotë Fuller.
Ekspertët shpjegojnë se disa narcistë janë lënduar emocionalisht gjatë fëmijërisë dhe, për shkak të plagëve të tyre egoiste, ndjesia e suksesit të të tjerëve i dëmton emocionalisht.
Hobi 4: Grumbullimi i ‘admiruesve’
Narcistët kërkojnë njerëz që i mbështesin, i përkrahin dhe shpesh u bëjnë “punët e errëta”.
Psikologia Susan Krauss Whitbourne shkruan se narcistët tregojnë pak empati dhe shpërthejnë në zemërim nëse dëshirat e tyre nuk plotësohen.
Hobi 5: Fiksimi me imazhin – selfie, palestër, vetëlavdërim
Fuller thotë se narcistët janë të fiksuar pas paraqitjes së tyre.
Ata postojnë shumë selfie, tregojnë se shkojnë në palestër, dhe mundohet të duken më të rëndësishëm se ç’janë në realitet. Ndërkohë, pas dyerve të mbyllura, mund të jenë njerëzit më dembelë.
Një studim i Brunel University në Mbretërinë e Bashkuar (2018) tregoi se personat që postojnë shpesh për stërvitjet e tyre e bëjnë këtë kryesisht për t’u mburrur me pamjen fizike.
Hobi 6: Krijimi i dramave për argëtim
“Ata e duan kaosin”, thotë Fuller.
“Nxisin konflikte, pastaj rrinë mënjanë dhe duken sikur janë ‘i miri’ i situatës.”

Hobi 7: Varësia nga pornografia, droga ose alkooli
Sipas saj, narcistët shpesh përdorin pornografi, drogë apo alkool për të shmangur përballjen me veten.
Studime të ndryshme lidhin nivelin e ulët ose të lartë të vetëvlerësimit me prirjet drejt sjelljeve të varësisë.
8. Stalkimi dhe kontrolli ekstrem
Fuller thotë se ka parë narcistë që punësojnë hetues privatë, vendosin GPS në makinat e partnerëve apo i ndjekin në rrjete sociale.

9. “Rescue fantasy”: dëshira për të luajtur rolin e shpëtimtarit
“Ata të japin para, të strehojnë në shtëpi apo të ndihmojnë që më pas t’ua kthehesh me borxh”, paralajmëron ajo.
10. Bujaria e ekzagjeruar si formë kontrolli
Ekspertët shpjegojnë se kjo krijon varësi emocionale dhe obligim tek personi që ndihmohet.

A është narcizmi një problem i përhapur?
Vlerësohet se deri në një në 20 persona në MB mund të ketë disa shenja të çrregullimit narcizist të personalitetit, por ekspertët paralajmërojnë se shpesh mbetet i nendiagnostikuar.
Ndërkohë, termi “narcist” përdoret aq shpesh online sa rrezikon të humbasë kuptimin e tij. Por për ata që jetojnë me një partner, miku apo bashkëjetues me sjellje narciziste, përvoja mund të jetë tepër e vështirë dhe shpesh abuzuese.
Ekspertët paralajmërojnë se narcistët:
reagojnë ashpër ndaj kritikës,
fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre,
dhe përdorin manipulim për të ruajtur një vetë-imazh të brishtë. /GazetaExpress/