Inflacioni ndikon te Netflix, humbet 1 milion parapagues - Gazeta Express
string(55) "inflacioni-ndikon-te-netflix-humbet-1-milion-parapagues"

AutoTech

Gazeta Express

20/07/2022 1:25

Inflacioni ndikon te Netflix, humbet 1 milion parapagues

AutoTech

Gazeta Express

20/07/2022 1:25

Pasi shijoi një jetëgjatësi si mbret i transmetimit, Netflix nuk është gati të heqë dorë nga kurora e tij.

Gjiganti i transmetimit ka humbur afër 1 milion abonentë në mes të prillit dhe korrikut, por kjo është më pak se që ia kishin frikën, dhe kompania ka thënë se regjistrimet e reja mund të fillojnë më vonë këtë vit, raportoi BBC të martën.

Lexo Edhe:

Netflixi raportoi në prill rënien e parë të abonentëve në 11 vjet, lajm që u pasua me shkurtimin e qindra kontratave të punës.

Lansimi i sezonit të ri të dramës fantastiko-shkencore “Stranger Things” në maj e ndihmoi atë të mbajë disa abonentë – që kishte parashikuar të humbiste 2 milionë.

Guy Bisson, drejtori ekzekutiv i Ampere Analysis, ka thënë se ishte “e pashmangshme” që Netflixi të fillonte të kishte rënie.