Infermieri që u plagos në QKUK do të operohet, SHSKUK tregon gjendjen e tij - Gazeta Express
string(74) "infermieri-qe-u-plagos-ne-qkuk-do-te-operohet-shskuk-tregon-gjendjen-e-tij"

Gazeta Express

26/09/2020 17:18

Infermieri që u plagos në QKUK do të operohet, SHSKUK tregon gjendjen e tij

Gazeta Express

26/09/2020 17:18

Infermieri i cili u ther me thikë në vendin e tij të punës në Klinikën e Urologjisë do t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Lexo Edhe:

Në njoftim thuhet se SHSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve.

Therjen me thikë të infermierit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 dhe rasti po trajtohet nga njësitet policore.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë.”, tha Krasniqi për Reporterin.

Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sulmi ka ndodhur, pas orës 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij.

Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve, të cilat janë të pa pranueshme.

Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente.

Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë.