Infektohet kryebashkiaku i Gjirokastrës, Covid ‘hyn’ dhe në burgun e Beratit - Gazeta Express
string(73) "infektohet-kryebashkiaku-i-gjirokastres-covid-hyn-dhe-ne-burgun-e-beratit"

Gazeta Express

28/10/2020 11:52

Infektohet kryebashkiaku i Gjirokastrës, Covid ‘hyn’ dhe në burgun e Beratit

Gazeta Express

28/10/2020 11:52

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi është infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë po në Gjirokastër me Covid janë konfirmuar po ashtu dhe shefi i komisariatit të policisë vendore si dhe një doganier.

Lexo Edhe:

Këtë të martë ndërkohë në Berat janë konfirmuar me Covid dy punonjës të burgut. Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se përgjigjet e dy punonjësve të burgut kanë mbërritur “pozitiv” mëngjesin e sotëm pranë këtij institucioni. Punonjësit e tjerë të Zyrës së Informacionit janë karantinuar dhe i janë nënshtruar tamponit, ndërkohë që tamponimit do t’i nënshtrohet në ditët në vijim i gjithë stafi i burgut, duke përfshirë jo vetëm administratën por edhe gardianët.

Në Korçë nga ana tjetër rezultuar me Covid dy mësues të shkollës “Sotir Gura”, duke bërë që institucioni të mbyllet.