Infektohen me Covid dy mësues, mbyllet shkolla në Korçë - Gazeta Express
string(54) "infektohen-me-covid-dy-mesues-mbyllet-shkolla-ne-korce"

Gazeta Express

28/10/2020 11:28

Infektohen me Covid dy mësues, mbyllet shkolla në Korçë

Gazeta Express

28/10/2020 11:28

Ditën e sotme është ndërprerë mësimi në shkollën “Sotir Gura” në Korçë. Abcnews mëson se do të bëhet dezinfektim total i kësaj shkolle me qëllim ruajtjen e shëndetit të mësuesve dhe të nxënësve.

Në këtë shkollë ka 4 mësues prej të cilëve 2 janë të karantinuar për shkak të kontakteve me familjarët e tyre që janë pozitivë, 2 të tjerë janë pozitivë me këtë virus, ndërsa 3 mësues të tjerë mungojnë për shkaqe të tjera.

Lexo Edhe:

Në shkollë janë 42 mësues, dhe burime nga institucioni bëjnë të ditur se nuk ka qenë e nevojshme zëvendësimi i atyre që mungojnë. Kështu mësimi ka vazhduar normalisht, por për ti paraprirë çdo situate, u ndërpre mësimi vetëm për sot.