Infantino mbetet president i FIFA-s edhe gjatë hetimit penal ndaj tij - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

03/08/2020 13:03

Infantino mbetet president i FIFA-s edhe gjatë hetimit penal ndaj tij

Futboll

Gazeta Express

03/08/2020 13:03

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të vazhdojë ta mbajë postin e tij edhe gjatë hetimi penal ndaj tij.

Javën e kaluar, prokurorët në Zvicër e hapën procedurë penale kundër Infantinos në lidhje me dyshimet për një takim të fshehtë që ai e kishte mbajtur me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës, Michael Lauber, transmeton Gazeta Express.

Infantino dhe Lauber e kanë mohuar ta kenë bërë ndonjë shkelje ligjore.

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, e cila është e vendosur në Zurich, tha se takimet ishin rutinore dhe se asgjë kriminale nuk kishte ndodhur gjatë tyre.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë arsye për të nisur hetim”, ka thënë FIFA.

“Nuk ka asgjë që lë të kuptohet se ka pasur çfarëdo shkelje kriminale”, sipas FIFA-s.

Lauber dha dorëheqje javën e kaluar pasi gjykata tha se ai i kishte mbajtur të fshehta takimet dhe i kishte gënjyer mbikëqyrësit gjatë një hetimi nga zyra e tij për dyshimet për korrupsion në FIFA.

Stefan Keller u emërua prokuror special në qershor, për t’i hetuar dyshimet për krime ndaj dy Infantinos dhe Lauberit dhe disa të tjerëve.

Ai gjeti indikacione se ka pasur shkelje kriminale në takimet e tyre, sipas autoritetit që e mbikëqyr Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. /Gazeta Express/