Ines Demiri vaksinohet kundër COVID-19 në Izrael - Gazeta Express
string(48) "ines-demiri-vaksinohet-kunder-covid-19-ne-izrael"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 12:20

Ines Demiri vaksinohet kundër COVID-19 në Izrael

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 12:20

E ngarkuara me punë në Izrael, Ines Demiri, ëshë vaksinuar kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ines Demiri, e ngarkuar me punë nga Kosova në Izrael, është vaksinuar kundër COVID-19 në një spital në Izrael.

Lexo Edhe:

Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën kur ajo feston ditëlindjen.

“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e morra dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.

Kujtojmë që në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike ndërmjet të dy vendeve, Ines Demiri, u emërua e ngarkuar me punë në Izrael.