Industria në RMV humb vende pune: rënie e të punësuarve krahasuar me vitin e kaluar - Gazeta Express
string(82) "industria-ne-rmv-humb-vende-pune-renie-e-te-punesuarve-krahasuar-me-vitin-e-kaluar"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 13:26

Industria në RMV humb vende pune: rënie e të punësuarve krahasuar me vitin e kaluar

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 13:26

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rënie e numrit të të punësuarve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.8% në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rënie më e madhe e punësimeve u regjistrua te përpunimi i drurit (15.1 %), ndërkohë rritja më e madhe ishte te prodhimi i produkteve kompjuterike (10.7 %).

“Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3.5%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement