Indonezia shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(59) "indonezia-shenon-rekord-te-rasteve-te-reja-te-koronavirusit"

Indonezia shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Gazeta Express

06/06/2020 12:01

Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 993 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të virusit në shtetin me shumë ishuj i Azisë Juglindore shkoi në 30,514, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 31 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 1,801.

Disa ditë më parë, autoritetet e këtij vendi morën vendim për anulimin e pelegrinazhit të myslimanëve në Arabinë Saudite për shkak të shqetësimit për përhapjen e mundshme të virusit.