Indonezia i thotë "jo" ShBA-së për aterrimin dhe rimbushjen e aeroplanëve spiunë - Gazeta Express
string(78) "indonezia-i-thote-jo-shba-se-per-aterrimin-dhe-rimbushjen-e-aeroplaneve-spiune"

Indonezia i thotë “jo” ShBA-së për aterrimin dhe rimbushjen e aeroplanëve spiunë

Gazeta Express

20/10/2020 10:49

Indonezia ia ka refuzuar Shteteve të Bashkuara kërkesën që t’i lejojë aeroplanët e tipit “P-8 Poseidon”, të cilët përdoren për vëzhgim në hapësira detare, që të aterrojnë dhe rimbushen me karburant në territorin e saj. Këtë e konfirmuan për agjencinë Reuters katër zyrtarë indonezianë që kanë njohuri për çështjen.

Këta zyrtarë thanë se amerikanët bënë shumë kontakte të nivelit të lartë në korrik dhe gusht me ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme para se presidenti i vendit të Azisë Juglindore ta refuzojë kërkesën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Propozimi i Shteteve të Bashkuara, i cili erdhi në kohën kur ky vend po përballet me konkurrencë nga Kina për ndikim në Azinë Juglindore, e zuri në befasi qeverinë indoneziane, thanë zyrtarët, për shkak se vendi ka traditë të gjatë të neutralitetit në politikën e jashtme. Indonezia kurrë nuk i ka lejuar ushtritë e huaja që të operojnë në territorin e saj.

Aeroplanët “P-8” kanë rl qëndroj për vëzhgimin e aktivitetit të ushtrisë kineze në Detin Jugor të Kinës, shumicën e të cilit Kina e cilëson si territor të vetin. Vietnami, Malajzia, Filipinet dhe Brunei kanë gjithashtu pretendime në ujërat e pasura me burime, nëpër të cilat kalojnë transporte tregtie në vlerë prej 3 trilionë dollarësh në vit.

Indonezia ka lidhje të rëndësishme ekonomike me Kinën dhe nuk dëshiron që të marrë anë në një konflikt që po përcillet me tensione të larta mes dy fuqive botërore.

Analistët ushtarakë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara së voni kanë përdorur baza ushtarake në Singapor, Filipine dhe Malajzi për operimin e aeroplanëve “P-8” në ujërat e Detit Jugor të Kinës.