Autoritetet në Indi kanë arrestuar një burrë gjatë përpjekjes së tij për të kontrabanduar dhjetëra zvarranikë të rrallë, përfshirë gjarpërinj helmues.
Shtetasi indian, i cili po kthehej nga Tailanda, u ndalua nga zyrtarët doganorë në aeroportin e qytetit të Mumbait të dielën, raporton BBC.
Zyrtarët thanë se zvarranikët, përfshirë 47 nepërka helmuese, u gjetën të fshehur në bagazhin e regjistruar të burrit.