Studentët indianë në Teheran janë zhvendosur jashtë qytetit me disa të tjerë që pritet të largohen nga Irani përmes Armenisë, tha të martën ministria e Jashtme e Indisë.
Qeveria indiane po përpiqet të lehtësojë evakuimet për qytetarët e saj nga vendi dhe ka krijuar kanale të ndryshme që njerëzit të kontaktojnë me zyrtarët, ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit intensifikohet.
“Studentët indianë në Teheran janë zhvendosur jashtë qytetit për arsye sigurie, përmes marrëveshjeve të bëra nga Ambasada”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Banorët e tjerë që janë që mund t’ia dalin vetë për sa i përket transportit janë këshilluar gjithashtu që të largohen nga qyteti për shkak të situatës në zhvillim”.
Ai shtoi se për disa indianë janë krijuar lehtësira “të largohen nga Irani përmes kufirit me Armeninë” dhe se ambasada indiane në Iran “mbetet vazhdimisht në kontakt me komunitetin me synimin për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme”.
Irani është një destinacion popullor për studentët e universitetit nga India, veçanërisht ata që studiojnë mjekësi.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...