India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë - Gazeta Express
string(53) "india-shenon-rekord-te-rasteve-me-covid-19-per-24-ore"

Gazeta Express

11/07/2020 11:00

India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë

Gazeta Express

11/07/2020 11:00

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 27,114 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus. Kjo shifër paraqet rekord në shtetin me 1.3 miliard banorë që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin më të prekur nga koronavirusi në Azi shkoi në mbi 820,000 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 519 viktima dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 22,123, që është më e larta që është regjistruar në ndonjë shtet të Azisë.

India ndodhet e treta në botë për numrin më të madh të personave të prekur nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Rritja e numrit të rasteve të reja kohët e fundit bëri që shifra e përgjithshme e të prekurve të rritet nga 600,000 në 800,000 vetëm për nëntë ditë. Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se edhe shkalla e personave të shëruar ka shënuar rritje dhe ka shkuar në mbi 62 për qind.

Rreth 90 për qind e rasteve janë regjustruar në tetë nga 28 rajonet e Indisë. Ndër rajonet më të prekura janë Maharashtra, Tamil Nadu dhe kryeqyteti New Delhi.

Rajoni me numrin më të madh të popullsisë, Uttar Pradesh, ku jetojnë rreth 230 milionë njerëz, ka vendosur karantinë gjatë fundjavës, ndërsa disa rajone të tjera gjithashtu kanë marrë masa kufizuese në distriket ku janë regjistruar më shumë raste të reja.