India shënon mbi 22,000 raste të koronavirusit për një ditë - Gazeta Express
string(58) "india-shenon-mbi-22000-raste-te-koronavirusit-per-nje-dite"

Gazeta Express

07/07/2020 10:49

India shënon mbi 22,000 raste të koronavirusit për një ditë

Gazeta Express

07/07/2020 10:49

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 22,252 raste të reja të koronavirusit, me ç’rast numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 718,665 persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe  467 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 20,160, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shkalla e vdekjeve dhe infektimeve në Indi është duke u rritur me ritmin më të lartë në tre muajt e fundit pasi qeveria i largoi masat kufizuese që lanë miliona njerëz pa punë.

Ndryshe, India të hënën ia zuri vendin e tretë Rusisë në listën e vendeve me numrin më të madh të rasteve në botë. Para Indisë janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet në masë të konsiderueshme gjatë javëve të ardhshme.

Në javën e parë të qershorit, numri mesatar ditor i viktimave të koronavirusit në Indi ishte 250, ndërsa në javën e parë të korrikut, kjo shifër u rrit në 450.