India përsëri shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit - Gazeta Express
string(62) "india-perseri-shenon-rekord-te-rasteve-ditore-te-koronavirusit"

Gazeta Express

13/07/2020 15:14

India përsëri shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gazeta Express

13/07/2020 15:14

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 28,701 raste të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 878,254 persona të infektuar dhe mbi 23,200 viktima, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

India i ka mbi 300,000 raste aktive, ndërsa më shumë se 550 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Rajoni perëndimor i Maharashtras është më i prekuri nga sëmundja e re. Pas tij radhiten rajoni jugor Tamil Nadu dhe kryeqyteti New Delhi.

Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për koronavirus i kanë testuar më shumë se 11.8 milionë persona.