Indi, politikani 34-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij shtëpiake - Gazeta Express
string(98) "indi-politikani-34-vjecar-denohet-me-burgim-te-perjetshem-pasi-perdhunoi-punetoren-e-tij-shtepiake"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 17:20

Indi, politikani 34-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij shtëpiake

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 17:20

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e punëtores së tij shtëpiake.

Revanna, një figurë e njohur në politikën indiane dhe nip i ish-kryeministrit H. D. Gowda, e ka mohuar fajësinë dhe ka të drejtën të apelojë vendimin. Ai është gjithashtu nën hetim për dy raste të tjera përdhunimi dhe një rast ngacmimi seksual, për të cilat gjithashtu pretendon pafajësi.

Sipas BBC News, rasti i Revanna u bë publik në vitin 2023, kur në rrjetet sociale u shpërndanë video tronditëse që tregonin akte dhune seksuale, me protagonist vetë politikanin. Pamjet shkaktuan zemërim në mbarë vendin. Megjithëse vetë ai nuk bëri komente të drejtpërdrejta, përfaqësues të zyrës së tij i cilësuan videot si “të manipuluara”.

Revanna është anëtar i partisë Janata Dal, që aktualisht është në aleancë me partinë qeverisëse BJP të kryeministrit Narendra Modi. BBC vë në dukje se është e rrallë që një figurë me një profil kaq të lartë politik të dënohet për krime të tilla në Indi, gjë që ka sjellë edhe më shumë vëmendje mbi rastin.

Pas shpërthimit të skandalit, Revanna u largua nga India në prill 2024, duke përdorur pasaportën e tij diplomatike. Ai u arrestua një muaj më vonë, pasi u kthye nga Gjermania.