Incineratorët, Kryemadhi: Bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, materiali do t’i dorëzohet SPAK - Gazeta Express
string(92) "incineratoret-kryemadhi-behet-fjale-per-shifra-shume-te-medha-materiali-do-ti-dorezohet-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 21:59

Incineratorët, Kryemadhi: Bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, materiali do t’i dorëzohet SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 21:59

Monika Kryemadhi ka folur për skandalin e inceneratorëve, ku të përfshirë ishin edhe dy të moshuar që rezultuan pronarë të disa kompanive.

Kryetarja e LSI-së u shpreh në News24 se bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha dhe se për këtë çështjet të gjitha faktet do t’i dorëzohen SPAK dhe se sipas saj detyrë e SPAK është të verifikojë hetimet.

Lexo Edhe:

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja: Bëtë një ndarje mes kompanisë koncensionare dhe kompanisë së Klodian Zotos. Këto janë të ndara?

Kryemadhi: Këto janë të ndara nga ana ligjore, por bashkë janë. Ka nënkontraktor Klodian Zoton. A mund të bëjë transparencë 900 mijë euro që ka paguar konsulencë vetvete, inceneratori i Tiranës. Dua të di çfarë fluturimesh ka bërë dhe çfarë konsulencë i ka bërë vetes vet. Në të gjitha kontratat e firmosura para dhe pas lidhje së koncesionit përfaqësimin e ka pasur Klodian Zoto.

Gazetarja: Çfarë vërtet keni faktuar dhe çfarë është retorikë politike?

Kryemadhi: Shifrat janë shumë të mëdha. Me rëndësi është që edhe mungesa e vëmendjes krijon një inflacion dhe keqdashësi. Në rastin e dy pensionistëve…Jo të tria kompanitë kanë punuar me fatura me Klodian Zoton, është vetëm lumi 6 që ka punuar me fatura me Klodian Zoton. 10 mln dollarë janë inceneratorët që nxisin që të ç’bëjnë problematikën. Faturat e Klodian Zotos me këtë kompani nuk janë me 24 kompani, por me 15 kompani. Unë kam dorëzuar shtesë padie në nëntor dhjetor…Pra nga këto 15 kompani dolën edhe disa të tjera sepse ndërvepronin me njëra tjetrën, . Pra duke kontrolluar tek Lumi 6 dilje tek Sopotonia…Pra janë shkëmbime faturash…Libri i shitjeve është rreth 6.6 mln dollarë që i janë shitur dy pensionistëve. Pra faturat që futen në sistem dhe justifikohen.

Gazetarja: Sa kohë keni  që i keni këto të dhëna?

Kryemadhi: Nuk ka lidhje sa kohë kanë, këtu është punuar, ka shqiptarë, një grup të rinjsh dhe të rejash që kanë punuar si milingona në detajimin dhe evidentimin e tyre. Pa u dorëzuar ky material në SPAK ne nuk do të dorëzojmë asnjë dokument. SPAK e ka gati dhe mund të bëjë vetëm verifikimin e tyre.