Incidenti, policia shoqëron me forcë ish- deputetin Eduard Ndocaj - Gazeta Express
string(63) "incidenti-policia-shoqeron-me-force-ish-deputetin-eduard-ndocaj"

Gazeta Express

23/10/2020 11:01

Incidenti, policia shoqëron me forcë ish- deputetin Eduard Ndocaj

Gazeta Express

23/10/2020 11:01

Policia ka shoqëruar ish deputetin Eduard Ndocaj mëngjesin e kësaj të premteje, gjatë përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin e tij të origjinës në Fishte.

Incidenti ka ndodhur për shkak se Ndocaj nuk ka qenë i ftuar në aktivitetet. Pavarësisht mospasjes së një ftese, Ndocaj është futur në ambientet ku po mbahej ceremonia. Oficerët e policisë e kanë pikasur ish deputetin dhe e kanë shoqëruar me forcë në furgonin e policisë.

Lexo Edhe:

Në ceremoni pritet të marrë pjesë Edi Rama, ndërsa edhe gazetarët që po ndjekin aktivitetin janë ndaluar të futen./Express