string(104) "incidenti-me-vjosa-osmanin-mpb-ngrite-kallezim-penal-ndaj-shefit-te-sigurimit-te-kryeparlamentarit-gashi"

Maqedoni

Gazeta Express

05/08/2024 16:56

Incidenti me Vjosa Osmanin, MPB ngritë kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi

Maqedoni

Gazeta Express

05/08/2024 16:56

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Nga MPB thonë se personi me iniciale S.S., dyshohet për “Kërcënim të sigurisë” dhe “Parandalim të zyrtarit në kryerjen e veprimeve zyrtare”.

“I raportuari S.S. më 01.08.2024. rreth orës 10:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka mbërritur në parkingun para sallonit të VIP-ave me një automjet me “flesher”, ka zbritur nga automjeti dhe e ka hequr armën nga brezi, e ka repetuar dhe e ka futur sërish në brez. ndërsa policit nga Aeroporti i Shkupit, i cili ishte duke kryer detyrat e punës para derës së sallonit të VIP-ave, iu drejtua me ton të lartë, e shtyu me të dyja duart dhe duke e kërcënuar e ka penguar punonjësin e policisë si zyrtar në kryerjen e veprimeve të tij zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kallëzim penal është parashtruar edhe ndaj dy policëve të tjerë.

“Më pas, së bashku me dy policë të tjerë të Departamentit për Siguri të Personave, ai hyri në sallonin e VIP-ave dhe duke u futur në dhomat ku nuk kishte autorizim për lëvizje dhe qëndrim, punonjësve të pranishëm të TAV-Shkup, policëve të kufirit, policëve nga Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe objekteve të caktuara, ai filloi t’i kërcënojë me jetë, duke kërkuar që të shoqëronte presidenten me automjet deri në avion”, thonë mes tjerash nga MPB.

Nga MPB thonë se gjithashtu do të kërkohet që shefi i sigurimit të Gashit të largohet nga puna.

“Do të parashtrohet propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj nënpunësit policorë S.S. dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore, kurse ndaj nëpunësve policorë S.R. dhe N.B. do të parashtrojë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të urdhrit të punës dhe disiplinës për shkak të ekzekutimit të urdhrit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimin e reputacionit të policisë”, theksuan nga MPB.

aaaaa