string(112) "incidenti-me-maturantet-svecla-kerkesen-e-policit-qe-te-mos-provokojne-e-quajne-dhune-vendosjen-e-dores-ngufatje"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 13:58

Incidenti me maturantët, Sveçla: Kërkesën e policit që të mos provokojnë e quajnë dhunë, vendosjen e dorës ngufatje

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 13:58

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se pati propagandë serbe dje në Mitrovicën e Veriut për një manifestim të disa maturantëve ku pati thirrje “Kosova është Serbi” e simbole nacionaliste.

Sveçla tha se kërkesa e zyrtarëve policorë për të mos provokuar po prezantohet si dhunë, ndërsa një veprim të një polici që shihet duke i kërkuar një të riu të mos provokojë po e paraqesin si ngufatje.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngufatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta!”, tha ai.

Sveçla tha se kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi./Express/