Ministri Taulant Balla në fund të seancës plenare ka komentuar “mosbindjen civile” të deputetëve të opozitës. Ai thotë se kjo sjellje përsëritet sa herë që Shqipëria përafrohet drejt BE-së, siç është edhe hapja e kapitujve dhe se sipas Ballës nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës për ish deputetin Ervin Salianji.
Kush mendon që kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykata e ka gabim dhe kush mendon se i merr shqiptarët për budallenj e ka shumë gabim. Kemi një situatë që unë mendoj se edhe qytetarët e kanë parë shpesh”, tha ai.
“Apeli im si koleg, deputet prej 20 vitesh në Kuvend, është që dhuna nuk ka vend në demokraci. Nëse unë do të isha deputet i opozitës do ta përdorja nderin e madh që më kanë dhënë qytetarët për të folur në kuvend”, shtoi Balla.